Kush është Daniel Dobraj, studenti që i këputi gishtat polices – ERTV

Kush është Daniel Dobraj, studenti që i këputi gishtat polices


Daniel Dobraj, 18-vjeçari i akuzuar se ditën e protestës plagosi efektiven e forcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë ka dalë sot në gjyq për masën e sigurisë.

Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ku 18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

Kush është Daniel Drobaj
Danieli është një student ekselent dhe ka përfunduar shkollën e mesme me mesatare 9.6. Ëndrra e tij është që të bëhet inxhinier dhe tashmë e ka nisur këtë rrugë. Djali nga Astiri ndjek studimet e larta për inxhinieri ndërtimi, ndonëse i kishte dalë e drejta e studimit për tu bërë mjek. Ai ka disa ditë që nuk i ndjek studimet dhe ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë larg auditorëve për akuzën që rëndon ndaj tij.

Babai i Danielit, Viktor Drobaj shprehet se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar. Ai i tha të birin në qelitë e policisë ia kanë dhunuar, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.

Nga ana tjetër burime pranë oganit të akuzës janë shprehur se Dobraj ka pranuar se kishte hedhur kapsollën që plagosi oficeren e repartit Shqiponja, por ka deklaruar se nuk e kishte hedhur me qëllim për të shkaktuar plagosjen.

Përveç akuzës për plagosje të rëndë, ndaj 18-vjeçarit është ngritur edhe akuza për godtije dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, pasi siç shihet edhe nga pamjet, Drobaj ka goditur punonjësit e policisë.

Ai madje është ndaluar nga policia pak pas protestës, por ndërhyrja e deputetëve të LSI-së, ka bërë që të largohej nga vendi i ngjarjes në atë moment, për t’u arrestuar më vonë.

I fashuar në dorë
Familja Drobaj gjithashtu siguron edhe një titull pronësie, siç është ajo e hipotekës. Sipas ARRSH-së, ai do të dëmshpërblehet për ndërtesën, por familja nuk ka besim. Projekti i Unazës së Re prek edhe këtë shtëpi, kjo shihet nga shenjat që janë vendosur mbi mure. Viktorit dhe Linditës, prindërve të Daniel Dobrajt, tani u intereson vetëm fati i djalit të tyre. Ata thonë se 18-vjeçari është dhunuar në qelitë e burgut dhe në të vërtetë Danieli e ka pasur dorën e djathtë të fashuar.