Meta nuk hedh shortin për KED: Shkak, vakumi ligjor – ERTV

Meta nuk hedh shortin për KED: Shkak, vakumi ligjor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Shkak për këtë është bërë vakumi ligjor dhe se Presidenti Meta ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin.

“Për shkak të vakumit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Pak ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi në Presidencë dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.