Pas Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj rikthehet në Komisionin e Ligjeve – ERTV

Pas Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj rikthehet në Komisionin e Ligjeve

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është rikthyer sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në këtë Komision ai ka qenë drejtues prej vitesh por tashmë është një anëtarë i thjeshtë.

Komisioni në fjalë drejtohet nga Ulsi Manja, ndërkohë që Xhafaj është ulur përkrah sekretares së Komisionit, Klotilda Bushkaj dhe në krah të Nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Vendimin për rikthimin e tij në Komisionin e Ligjeve u mor nga Parlamenti në seancën e fundit.