Rama, akuza Serbisë: Mjaft me thika pas shpine! BE sillet me dy fytyra – ERTV

Rama, akuza Serbisë: Mjaft me thika pas shpine! BE sillet me dy fytyra

Në konferencën e përbashkët me homologun kosovar Ramush Haradinaj, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është koha që nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu të ngurtë dhe jo reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka përdorur një gju direkte, duke thënë se është koha që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen dhe të mos jenë më të ndara, nën ombrellën e BE-së dhe në të mirë të zhvillimin ekonomik mes dy vendeve dhe gjithë rajonit.

Ai akuzoi Serbinë se sillet me dy standarde me Kosovën, por shtoi se edhe Bashkimin Europian po sillet me dy fytyra.

“Vendosja 100% e tarifave doganore të mallrave ndaj Serbisë nuk është një pengim ekonomik, por një hap për të hequr gjithë barrierat mes rajonit, por edhe një ftesë për Serbinë që rruga për të ardhmen nuk bëhet duke ngulur thika pas shpine, – u shpreh Rama. – Këtu e kam fjalën për procesin që Kosova u pengua të hyjë në Interpol, që është një përpjekje e radhës, e pajustifikueshme, pasi është hyrja në një organizim global për të luftuar krimin. Është e papranueshme që Kosova mbahet peng i zgjedhjeve dhe dinamikave të BE sa i takon liberalizimit të vizave. Ne e duam këtë bashkim të shqiptarëve nën ombrellë e BE-së, asnjë nuk do të na pengojë të bashkëpunojmë njëri me tjetri, sepse bien ndesh me gjithë filozofinë tonë. Serbia s’mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë dhe një për Kosovën, është e papranueshme, nuk lejohet që Serbia të kërkojë dokumenta të Kosovës me Metohije nga prapa, Metohijen ta mbajë për vete”.

Rama nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit dhe Europës duhet të përfshirë edhe shqiptarët e serbët drejt një paqeje përfundimtare mes tyre.

“Kosova është viktimë, Serbia nuk është viktimë, është koha që gjërat të marin fund dhe të shkojnë në vend për të gjithë serbët e gjithë ajonin. Të mos na tregojnë përralla miqtë tanë europianë. Serbia duhet të jetë reciproke në të gjitha hapat e gjithë planin në bashkëpunim. Tarifa është në kushte reciprociteti, por në kushte të njëanshme do të përdoret njëanshmëria. Ne jemi në krah të Kosovës e qeverisë së Kosovës. Kosova është një shembull i respektit ndaj minoritetit serb. Për ne kosova është e pavarur dhe është e padiskutueshme, për ne rëndësi ka që Kosova e Shqipëria të ecin krah për krah si dy shqiponja. Shqiptarët s’mund të jenë më të ndarë, por të bashkohen, në kontestin e zhvillimeve ekonomike”.