Rama në Pejë: Jo tarifa mes shqiptarëve, 100% me Serbinë – ERTV

Rama në Pejë: Jo tarifa mes shqiptarëve, 100% me Serbinë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që po mbahet në Pejë, ka deklaruar se qasja e Bashkimit Europian për njohjen e Kosovës është zhgënjyese. Ai foli dhe për taksën e vendosur 100% të produkteve serbe, teksa tha se kjo është një nismë politike.

“Dialogu me Serbinë ka përparuar, duke ndjekur parimet reciprocitetit, por duke mos marrë mbrapsht atë që i takon. Frenezia me të cilën Serbia po e pengon njohjen e Kosovës në instancat e larta rajonale është sfiudese. Madje dhe kërkesat për tërheqjen e njohjes së Kosovës, nuk është shqetësuese, por është sfiduese”, tha ai

Në këtë mbledhje shefi i qeverisë shqiptare tha se do të ketë zero tarifa dhe zero barrierave tarifore brenda 6 mujorit të parë Shqipëri- Kosovë. “Nëse jemi këtu jemi këtu dhe duhet ta bëjmë dhe nuk ka nevojë të mblidhemi sërish. Sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës”, u zotua ai.

Kryeministri Rama ka treguar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në pjesë një bisedë që i ka treguar ministri kosovar.

Ministri i Punës në Kosovë i ka treguar Ramës se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që pritej të mbahej në një aktivet ku merrte pjesë edhe shteti i Kosovës.

“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. Ëaht the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.”- tha Rama.

Gjithashtu ai tha se njohja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës kërkon një qasje tjetër nga BE. “Jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që duhet të njohin Kosovën dhe lëvizjen e lirë të saj. Themelimi i FSK-së ishte hapi i duhur për plotësimin detyrat e një shteti, që s’mund të konsiderohet nga askush si një gjysmë shtet. Shfaqjet e fundit si ato të INTERPOLIT, tregojnë skema frikash dhe mekthesh për tu viktimizuar në sytë të botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shprehur vullnetin për ta kapërcyer këtë me anë të një dialogu të sinqertë dhe të drejtpërdrejte”, u shpreh Kryeministri.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Rama tha se Kosova ka bërë hapa në këtë nismë, por nuk po merr mbrapsht atë që i takon. Kryeministri shqiptar tha se Serbia po tenton të pengojë njohjen e Kosovës, madje duke lobuar edhe tek shtetet që e kanë njohur tashme.