“Rikthehet” ish-ambasadori Arvizu: Shqiptarët ikin nga korrupsioni – ERTV

“Rikthehet” ish-ambasadori Arvizu: Shqiptarët ikin nga korrupsioni

Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ndodhet në Shqipërisë për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Arvizu tregon se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.

Ai është ndalur gjatë në një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vende të BE e më gjerë.

Ai e komenton një situatë të trishtë këtë fenomen dhe sipas tij kjo vjen për shkak se shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

“Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.

Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni.

Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, është shprehur mëngjesin e sotëm ish-ambasadori Aleksandër Arvizu.

Një pikë tjetër në të cilën ai u ndal ishte dhe raporti i qeverisë me opozitën, një raport që ka shënuar regres sipas tij. Por gjatë intervistës diplomati amerikan nuk ka kursyer edhe komentet për punën e pasardhësit të tij , Donald Lu.

“Unë e kam mik, dhe me të mbaj konktakte. E vetmja gjë që do të kritikoja është se puna e tij u përqendrua shumë në sistemin e drejtësisë, në procesin e vettingut. Në kohën kur isha i mandatuar, puna jonë u përqendrua në kauza të ndryshme më sociale”- shtoi Arvizu.