Ujë në Mars?! NASA pranë gjetjes së përgjigjes – ERTV

Ujë në Mars?! NASA pranë gjetjes së përgjigjes

NASA do të përpiqet të ulë një tjetër sondë robotike në sipërfaqen e Marsit.

Zbritja e “InSight” do të tentohet në një rrafshinë të “planetit të kuq”, me shpresën se mjeti, që ka me vete shumë instrumente matëse, pjesa dërrmuese nga Europa, do të arrijë të përcaktojë strukturën e brendshme të botës shkëmbore.

Ashtu siç ka ndodhur me misione të tjera të mëparshme, sonda duhet t’i mbijetojë të ashtuquajturave “7 minuta të tmerrit”, koha që i duhet të hyjë në atmosferën e rralluar të Marsit me shpejtësi hipersonike, për të ngadalësuar më pas ritmin e lëvizjes me qëllimin të vendoset butësisht në terren.

“Shume e kanë provuar, pjesa më e madhe kanë dështuar. Si eksplorues përballemi me mundësi suksesi jo më të mëdha sesa 50%”, tha kreu i Departamentit Shkencor të Agjencisë amerikane të Hapësirës, Thomas Zurbuchen. “Të shkosh në mars, – shtoi ai, – është tepër e vështirë”.

Trashëgimia e së shkuarës i vjen megjithatë në ndihme “InSight”-it. Në rastin e saj do të përdoret i njëjti kombinim mbrojtjeje nga nxehtësia, parashutë dhe motorësh reaktivë, që u dëshmua i suksesshëm me pozicionimin e sondës “Phoenix” të NASA-s në vitin 2007, gjatë misionit të kërkimit për ujë.

more recommended stories