Veliaj: Progresi nuk bllokohet – ERTV

Veliaj: Progresi nuk bllokohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur punën e Inspektoriatit Kombëtar të Territorit për vijimin e lirimit hapësirë për ndërtimin e Unazës së Madhe në zonën e Shkozës. Veliaj ka postuar një video të shkurtër nga momenti i punës për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjurmën e Unazës, ndërsa ka theksuar se puna për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalet.

“Ndërkohë vazhdon nonstop puna tek Unaza e Madhe në zonën e Shkozës. ‪Progresi nuk bllokohet, tafmaja 5 katëshe pa leje mbi Lanë e 1 njeriu nuk pengon dot nevojën e 1 milionë banorëve të rregullt të Tiranës”, shkruan Veliaj.

Ai gjithashtu bën të ditur edhe një herë se projekti i Unazës së madhe do i jap zgjidhje trafikut, ndërsa për të gjithë ata që preken nga zhvillimi i tij dhe që i kanë ndërtimet me leje do të ketë shpronësim total, ndërsa për të tjerët trajtim nga programet sociale të Bashkisë Tiranës, përfshi edhe banesa sociale.