PE voton raportin e Fleckenstein, Balla: Hapet rruga për negociatat – ERTV

PE voton raportin e Fleckenstein, Balla: Hapet rruga për negociatat

Parlamenti Evropian voton raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë me 459 vota pro, 112 kundër.

Raporti i Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein mori 62 abstenime.

Deputeti Taulant Balla ka njoftuar lajmin e mirë përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, duke falënderuar për mbështetjen që i dhanë vendit dhe rrugës për çeljen e negociatave me BE-në.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në Twitter. Ndërkohe që 112 vota ishin kundër dhe 62 abstenime.