Së shpejti vjen i ftohti Siberian – ERTV

Së shpejti vjen i ftohti Siberian

Duke nisur nga dita e enjten gradualisht pritet të aktivizohen masa ajri të ftohta Siberiane të cilat do sjellin rënie të menjëhershme të temperaturave në Ballkan dhe vendin tonë.

Moti do të jetë me diell dhe vranësira deri mesatare në juglindje ku do të ketë reshje të pakta bore në lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit.

Temperaturat do të fillojnë të zbresin ndjeshëm, në zonat malore kur termometri do të zbres deri në -3 grade celsius në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura maksimale nuk do t’i kaloje 14 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.

Të premten i gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajrore shumë të ftohta me origjinë Siberiane duke sjelle rënie të mëtejshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Zonat malore -8 deri në 1 gradë celsius
Zonat e ulëta 1 deri 13 gradë celsius
Zonat bregdetare 2 deri në 13 gradë celsius