10 mln euro “miell” me pemët e Krishtlindjes, në pranga dy shqiptarë – ERTV

10 mln euro “miell” me pemët e Krishtlindjes, në pranga dy shqiptarë

Gjatë një inspektimi në një postbllok në rrugën “Vipiteno”, personel policor i Brenner ka konfiskuar të fshehur në mesin e një ngarkesë të pemëve të Krishtlindjeve, 4 Scorpion mitrolozë dhe 4 pistoleta gjysmëautomatike (tre Heckler & Koch dhe një Glock) dhe 240 9×19 plumba.

Përveç kësaj, 9 kg kokainë u konfiskuan për një vlerë prej 10 milionë eurosh. Të dy shoferët e kamionit me një targë shqiptare, janë dy shtetas shqiptarë të moshës 40 dhe 45 vjeç, të cilët u arrestuan dhe u futën në burgun e Bolzanos.

Dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge dhe armësh, janë arrestuar nga policia italiane. Policia e Brennerit ka goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të armëve të luftës dhe drogës.

Tir-i vinte nga Holanda dhe ishte drejtuar në Shqipëri. “Kjo sigurisht është një nga konfiskimet më të rëndësishme të armëve të luftës në dekadat e fundit në Brenner Pass”, ka thënë menaxheri i skuadrës policore të Bolzanos, Giuseppe Tricarico.

Brenner, është konfirmuar si një prej rrugëve të trafikut të paligjshëm, siç dëshmohet nga konfiskimi e 50 kilogramë hashash dhe shtatë kg kokainë në ditët e fundit.