Dita e 27-të e protestës, Basha u bashkohet serish – ERTV

Dita e 27-të e protestës, Basha u bashkohet serish

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar edhe sot banorëve të Unazës së re në ditën e 27 të protestës kundër shkatërrimit të banesave të tyre pa leje.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha del nga rrjedha e protestës dhe kalon në akuza politike, duek thënë se ka edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.

“Tre fakte kanë dalë këtu: Korrupsion me prokurorimin; Korrupsion me hartimin e projektit; Korrupsion me pronat e qytetarëve. Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani. Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave. U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria. Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.