Prej janarit një zyrtar i EUROPOL në Policinë e Shtetit – ERTV

Prej janarit një zyrtar i EUROPOL në Policinë e Shtetit

Bashkimi Europian forcon luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë të ditur sot përmes një statusi në “Twitter” se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019-ës. Ai shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do tëjetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.

Në bashkëpunim me disa nga vendet anëtare të BE në Shqipëri janë realizuar disa operacione për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë dhe jashtë tij.