Tiranës s’i bën punë as macja e zezë. Partizani fiton me përmbysje – ERTV

Tiranës s’i bën punë as macja e zezë. Partizani fiton me përmbysje

Një fitore në derbi nuk shijon kurrë si gjithë të tjerat. Madje bëhet edhe më e ndjeshme kur vjen pas një përmbysjeje rezultati, brenda 45 minutave të dyta të takimit të luajtur pasditen e kësaj të premteje në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Tirana e drejtuar tashmë nga trajneri Ardi Mema gëzoi më kot revanshin e shumëpritur ndaj “demave të kuq” të Partizanit, kur kaloi në avantazh në minutën e 50 me anë të Grent Halilit.

Por, vetëm pak më shumë përqëndërim nga ekipi vendas, që vetëm i tillë s’mund të quhet kur i luan ndeshjet në “strofullën” e “armikut” më të betuar në futboll, bëri që në fund të 90 minutëshit gjithçka t’u buzëqeshte pikërisht “të kuqve”.

This slideshow requires JavaScript.

Dy gola nga Hebaj në minutat 66 dhe 86 vendosën takimin e kësaj radhe, të disatin prej gati 5 vitesh që nuk lëshojnë terren ndaj bardhebluve të Tiranës, e për më tepër në këtë sezon që synojnë shumë. Me këtë 3-pikësh, Partizani shkëputet në krye të Superiores me 34 pikë, 4 më shumë sesa Skënderbeu ndjekës, por me një takim më shumë për të luajtur.

E sa për ironi të fatit, as një mace e zezë që i kishte prerë rrugën autobusit të futbollistëve të Partizanit nuk e ktheu fatin në anën e bardhebluve.

Lexo edhe

Macja e zezë “i pret rrugën” Partizanit, supersticiozët bardheblu “kryqëzojnë gishtat” – VIDEO