

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrásjen me e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimën. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.
Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.
“Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”, shkruan “Protothema”
Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se vdekja ka ardhur nga një plumb i vetëm që i riu ka marrë në gjoks, duke i shpuar mushkërinë. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00. Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Pavarësisht kësaj ende nuk ka një motiv zyrtar për vrasjen e shqiptarit.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.