

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Annegret Kramp-Karrenbauer pranoi e emocionuar fitoren me diferencë të vogël votash. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, ajo mori 517 vota, kurse konkurenti i saj Friedrich Merz mori 482 vota. Jens Spahn u eleminua në raundin e parë të votimit.
Annegret Kramp-Karrenbauer ishte shprehur më parë se në rast fitoreje si kryetare ajo do të mbështeste qëndrimin në post të kancelares Merkel deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021.
Deutschland CDU-Parteitag in Hamburg Kramp-Karrenbauer und Merkel (Reuters/F. Bimmer)
Duke iu drejtuar delegatëve në krye të votimit, Kramp-Karrenbauer foli për perceptimin që ajo është një “mini-Merkel”. “Njerëzit më konsiderojnë një kopje, më shumë nga e njëjta gjë, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime.”
56 vjeçarja Kramp-Karrenbauer ishte kandidatja e preferuar e Kancelares Angela Merkel. Më parë ajo ka qenë kryeministre e suksesshme në landin e vogël të Zarës, ku drejtoi një koalicion tripartiak. Ajo ka reputacionin se është e aftë të bashkojë pozicione të ndryshme brenda CDU-së dhe një talent për aleanca me parti të tjera.
Friedrich Merz dhe Jens Spahn, dy konkurrentët e uruan fituesen dhe i premtuan bashkëpunim në forumet e partisë.
more recommended stories
Publikohet videoja, bombarduesi bërthamor rus shpërthen gjatë uljes
Pamje shokuese që tregojnë rrëzimin e.
Brexit: Cilat janë opsionet në tavolinë?!
Sonte në mbrëmje Britania do të.
Këto janë shtetet më të fuqishme ushtarake në botë
Duke vlerësuar 55 faktorë për të.
7 vite burg për ish-kryeministrin
Një gjykatë në Pakistan ka dënuar.
Trump porosit Erdoganin: Siria është e juaja
“Është e gjitha e juaja, ne.
Aleatët të alarmuar pas vendimit të Trump për tërheqje nga Siria
Aleatët kurdë sirianë të Shteteve të.
Komunikimet e BE, në shënjestrën e hakerave
Disa hakerë kanë shenjestruar me sukses.
4500 persona kanë ndërruar jetë, në përpjekje për të emigruar
Qindra mijëra njerëz u detyruan të.
Putin: Marrëveshja bërthamore mund të rinegociohet
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të.
Bruksel, përleshje mes protestuesve pro dhe kundër emigracionit
Përleshje në Bruksel mes pjesëmarrësve në.