Jozefina Topalli: Protesta e studentëve, edhe kundër Bashës – ERTV

Jozefina Topalli: Protesta e studentëve, edhe kundër Bashës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka inkurajuar protestën e studentëve, duke i cilësuar si një dritë shprese për vendin.

Ish-kryetarja e Kuvendit, në një postim në “Facebook” shkruan se protesta e studentëve është kundër qeverisë, oligarkëve dhe tradhtisë së opozitës dhe lidershipit të saj.

“Sot studentët po i japin një dritë shprese vendit të tyre. Ata sot po protestojnë kundra tarifave, por në thelb protesta e tyre është kundra varfërisë së shumëfishuar, kundra pamundësisë për të jetuar një jetë siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë të prindërve të tyre, kundra pensioneve qesharake të gjyshërve të tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit që ka kap çdo qelizë të këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë në fakt kundra qeverisë dhe oligarkëve; kundra tradhtisë së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre që pasurohen me karrigen politike qofshin në pushtet apo opozitë”, – thotë ajo.

Sipas Topallit, studentët protestojnë kundër një sistemi të kalbur që nuk ka asnjë vlerë apo të përbashkët me atë që kërkuan tre dekada më parë studentët e 8 Dhjetorit.

“Ata sot po i japin shpresë familjeve të tyre, shtëpisë së tyre, vendit të tyre të dashur. Ata po thonë: duam të jetojmë këtu.. nuk duan të ikim si miliona shqiptarë të tjerë, vëllezër e motra të tyre që ikën nga dëshpërimi. Bravooo studenta!”, – e mbyll komentin e saj Jozefina Topalli.