

Përmes një videoklipi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama u ka dhënë një përgjigje studentëve që protestojnë ende edhe sot përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Rama uroi që studentët të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar, sepse “në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit”.
“Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por edhe shumë dëshirë që t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës, pa rrezik prej plumbave apo hakmarrjes politike, pavarësisht nëse kemi qenë apo jo dakord për ndonjë protestë. Protesta e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj.
“Po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues, por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit”, tha Rama.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.