

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të konstatimit në terren të objekteve që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja dhe statusin e tyre ligjor nga ana dokumentare.
Në përfundim të këtij vlerësimi, rezulton se numri total i objekteve që preken nga projekti në të tre lotet është 195, ndërsa më parë ishte 317. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë, ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.
Nga ana e ARRSH, deri më tani janë kryer matjet dhe verifikimet në terren për 59 objekte në funksion të procedurës së shpronësimit. Objekte të pamatura ende, por që disponojnë dokumente pronësie janë 12 dhe për to do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme procesi i matjeve.
Ndërkaq, Autoriteti Rrugor ka dialoguar me ata qytetarë objektet e të cilëve preken pjesërisht nga projekti dhe jo plotësisht. Në 72 raste, ARRSH ka kryer piketimet në terren për këto objekte për të cilat është shprehur vullneti i qytetarit për të prerë pjesërisht pjesën që preket nga projekti, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të qëndrojë me kusht që të garantohet konfirmimi nga inxhinierët konstruktorë që konfirmojnë qëndrueshmërinë konstruktive të objektit. Dokumentacioni i përgatitur dhe gjithë procesi teknik do monitorohen nga Njësitë Bashkiake përkatëse dhe IKMT-ja.
Nga kjo kategori objektesh 27 janë me dokumente pronësie, ndërsa 45 janë pa dokumente pronësie.
Në përfundim të këtij verifikimi, numri i objekteve të skualifikuara nga ALUIZNI është 74.
ARRSH informon median dhe opinionin publik se puna në terren nga institucionet përgjegjëse ARRSH, IKMT, Bashkia Tiranë, ALUIZNI dhe Hipoteka po vazhdon normalisht në të gjithë gjatësinë e unazës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.
ARRSH ka autorizuar vetëm pezullimin e aktivitetit ndërtimor nga kompanitë për Lot Nr.1 ndërsa institucionet shtetërore do të vazhdojnë normalisht aktivitetin edhe në këtë segment për hapjen e hapësirës për zbatimin e projektit.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin?
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.