Protesta, Balla: I dëgjuam, tani duhet dialog dhe zgjidhje – ERTV

Protesta, Balla: I dëgjuam, tani duhet dialog dhe zgjidhje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i pranishëm në festimin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë shqiptare në Elbasan.

Duke marë fjalën në aktivitet, Balla tha se qeveria do të rrisë mbështetjen për arsimin universitar publik dhe do të vijojë investimet në konvikte edhe me mbështetjen e qeverive dhe organizmave financiare partnere. Sipas Ballës, Partia Socialiste prej ditës së parë në qeverisje po i kthen pak nga pak dinjitetin arsimit universitar publik.

Balla gjithashtu tha se para 2013 kryeministri i asaj kohe thoshte se jemi të dytët pas Gjermanisë, por sipas tij “kjo histori mori fund në 2013, sikurse mori fund që mund të dilje në protestë, por mund të mos ktheheshe më në shtëpi”.

“Ne nuk duhet ta politizojmë aspak. Më treguan një pjesë e studentëve këtu në Elbasan që deputetë të opozitës kishin marë përsipër të hynin mes studentëve për të politizuar këtë protestë. Nuk duhet politizuar kjo protestë, sepse ky do të jetë një proces normal komunikimi dhe zgjidhja është shumë pranë dhe dialogu është mjeti i duhur.”, deklaroi Balla.