Drejt ngritjes KLP e KLGJ, ambasadorja gjermane: Shqipëria tashmë ka mundësinë të… – ERTV

Drejt ngritjes KLP e KLGJ, ambasadorja gjermane: Shqipëria tashmë ka mundësinë të…


“Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”, shkruan ndër të tjera ambasadorja në një postim në Facebook.

Deklaratë e Ambasadores Schütz
Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësisë. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj.