Itali/ Dënime shembullore për bandën e Habilajve – ERTV

Itali/ Dënime shembullore për bandën e Habilajve

Prokuroria e Katanias ka dhënë pretencën e saj në përfundim të hetimeve për bandën e Habilajve. Ndëshkime shembullore, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve.

Prokuroria e Katanias, ka kërkuar 18 vjet burg për Moisi Habilajn, i akuzuar si kreu i një grup trafikant të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Për Meridian Sulaj, 12 vjet dhe katër muaj u kërkuan, ndërsa për Fatmir Minaj ishte kërkuar lirimi. Nazer Seiti, i konsideruar si arkëtar, rrezikon gjashtë vjet. Organizata, e cila në Shqipëri do të gëzonte mbrojtje nga disa pjesë të policisë, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit, thuhet më tej në mediat italiane

Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi politik i Habilajt është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua.