

Ka më shumë se një javë që Lindita Nikolla si ministre e Arsimit është vënë në shënjestër të koreve studentore, ku qendra e protestës ka qenë poshtë dritareve të zyrës së saj.
Ministrja e di këtë dhe foli këtë të enjte në seancë plenare. Ajo tha se ka menduar dorëheqjen nga posti.
“Askush nuk do të dëshironte që të ishte në vendin tim. Kam punuar këto ditë sikur të ishte dita e fundit”, deklaroi ajo.
Nikolla është vënë në qendër të akuzave edhe për koston e çantave të saj, kryesisht nga rrjetet sociale. Ajo i cilësoi këto akuza të opozitës dhe grupeve që u cenuan nga reforma në arsimin e lartë.
“Luftës së çantave do t’i kisha shpëtuar nëse do të kisha administruar atë që e gjeta në arsim”, shtoi ajo.
Parrullat studentore i dëgjon prej ditësh dhe i ka mësuar përmendësh. Njëra prej tyre është “Lindita Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona, jo biznes privat”.
“Po, shkolla është e juaja ndaj e akredituam universitetin, ndaj mbyllëm plot 22 kioska, ndaj vumë rregull dhe nuk i lamë të ishin vende ku shiteshin diploma pa asnjë vlerë”, u përgjigj ministrja.
Nikolla thotë se arsimi është në një reformë të përgjithshme, që nga kopshtet e deri tek universitetet dhe këmbëngul se kjo reformë është e duhura, por “koha do të flasë për të”.
Në fund, ministrja u tha sërish të drejtë studentëve, por përsëriti qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për dialog.
“Kanë të drejtë, por ftesa për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre sot përmes një dialogu për të transformuar cilësisht universitetet tona. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, mbylli fjalën e saj ministrja.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.