Rama me rektorët: Koha ta rishikojmë autonominë – ERTV

Rama me rektorët: Koha ta rishikojmë autonominë

“Autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia”, tha kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi se, “ka ardhur koha të rishikojmë autonominë e universiteteve”. Deklaratën, Rama e bëri gjatë mbledhjes me rektoret e dekanët. Bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe ata duhet të zëvendësohen me persona publikë, tha kreu i qeverisë.

Transparenca për buxhetin
“Që të çohen studentët dhe të kërkojë publikimin e buxhetit online është fundi dhe kjo të kreshtohen te kërkesat që i bëjnë qeverisë, ndërkohë kjo është jo a kjo është e para gjë që iu bëhet fëmijës që vjen në jetë. Ja sesi janë buxhetet, ja se si është puna. Disa i kanë por fakti është se njerëzit nuk e dine studentët nuk e dinë. Mos mendoni se kam ardhur këtu që të shmang përgjegjësitë e opozitës”, tha Rama

Protesta, sipas kreut të qeverisë, lidhet në radhë të partë me universitetet në thelbin e vet.

Tarifat
“Janë përgjegjësi e universiteteve për ti propozuar dhe e qeverise për ti pranuar. Si ka mundësi që studentet se dinë fare se ca janë tarifat, se dinë fare sa është kostoja e secilit prej tyre. Se 75 përqind e mbulon buxheti i shtetit dhe se dine çfarë e nga se bujarojnë tarifat, çfarë i kushton studentëve që senati të funkonojë me kompetencat që jep ligji, ligji për arsimit thotë që i takon senatit. Ligji thotë që i takon senatit jo vetëm të ketë dijeni por, edhe vendimmarrje për këto tema. Ligji për arsimin i ka dhënë autonomi universitete. Janë në të drejtën e tyre shumë studentëve e qytetarëve që se kuptojnë kur them është e pamundur për mua ti zgjedhim nga lart poshtë disa çështje se universiteti ka autonomi. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni iu përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjmë me universitetet, që të shkelni syrin e mbyllin dyert që studentet të dalin në rrugë dhe t’ia lini rrugës fatin e studenteve e të mos merrni pjesë jo në marrëdhënien e krijuar mes protestuesve e qeverisë se s’jam për këtë por në marrjen e përgjegjësive se mbase ka ardhur koha ta rishikojmë autonominë”, tha Rama.

Bordi i administrimit në universiteteve
“Bordi i administrimit ka shumice të zgjedhur nga qeveria se qeveria është financuesi kryesor. Me ligjin për arsimin sot universiteti janë më mirë se ç’ishin dje por duhet të shkojmë më larg më larg. S’ka një rast që ka ardhur një propozim nga bordi i administrimit dhe shumica i ka qeveria dhe e ka dnaluar. Bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe ata duhet të zëvendësohen me persona publikë”, tha Rama.