Rama: S’mund të përgjysmohet tarifa për të gjitha kategoritë e studentëve – ERTV

Rama: S’mund të përgjysmohet tarifa për të gjitha kategoritë e studentëve

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryeministri Edi Rama është shprehur se është dakord për kërkesat e studentëve, por duhet të dialogohet.

I pyetur nga Blendi Fevziu për pikën e parë të kërkesës kryeministri ka deklaruar se si për buxhetin ashtu edhe përgjysmimin e tarifave të studentëve duhet të dialogohet, pasi nuk mund të realizohen menjëherë.

Fevziu: Për rritjen e Buxhetin 5% bëhet apo nuk bëhet?

Rama: Bëhet, por për një kohë shumë të gjatë.

Rama deklaroi se nga përgjysmimi i tarifës mund të përfitojnë të gjithë lehtësira, por s’mund të ketë përgjysmim për të gjitha kategoritë.

Sipas Ramës përgjysmimin ju takon studentëve ekselentë, atyre me aftësi të kufizuara dhe studentëve që vijnë nga familje në nevojë.