

Presidenti i Gjykatës Europiane të Drejtësisë Koen Lenaerts viziton Shqipërinë në një moment ku gati është fundi i procesit të Reformës në Drejtësi.
Përveç takimit në një seminar më të zgjeruar me gjyqtarë e njerëz të drejtësisë, ndalesën e parë ai e pati në Universitetin Europian të Tiranës ku mori edhe titullin Doctor Honoris Causa. Ai jep vlerësimet e tij për procesin e rëndësishëm të Reformës per Drejtësi në këtë intervistë për Top Channel.
Z. Lenaerts ju jeni këtu si President i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe e keni gjetur tashmë Shqipërinë në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Kur tashmë janë votuar antarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Sa e keni ndjekur procesin e Reformës në Drejtësi dhe sa jeni të informuar rreth saj duke qenë se ka pasur nga angazhim nga SHBA dhe vendet e BE?
Nuk jam në dijeni të detajeve më të imëta të procedurës së reformës në Shqipëri, por më kanë informuar se ekziston një program, që është i posaçëm për këto reforma. Mesa kam parë, puna e tyre me autoritetet shqiptare është duke vazhduar fort, ndaj është në drejtimin e duhur. Siç thashë, vlerat kryesore janë pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, pra, të gjykatave. Reformat janë bërë për t’i forcuar këto vlera dhe kjo është një shenjë shumë pozitive.
Ju nderoheni me titullin Doktor Honoris Causa nga UET, ka një arsye tjetër vizita juaj në Shqipëri, pikërisht në këtë kohë?
Përgjigjja është jo. Të jem i sinqertë me ju, sepse jam gjithnjë transparent, unë nuk isha në dijeni që në Shqipëri po zhvilloheshin reforma të thella të gjyqësorit. Por u informova dje dhe sot. Vizita ishte planifikuar prej kohësh, për shkak të një bashkëpunimi shumë të mirë me presidentin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, zotin Zaganjori. Ai është një anëtar shumë aktiv i Rrjetit të Unioneve Europiane të Presidentëve të Gjykatave të Larta. Dhe sigurisht që Shqipëria, me statusin e kandidatit, është anëtare e këtij rrjeti. Pastaj erdhi ideja që do të ishte mirë të punonim në një seminar, në një seancë pyetje-përgjigje me gjykatësit shqiptarë, siç e zhvilloj në çdo vend anëtar të Be-së.
Por a mundet gjykata jonë Kushtetuese t’i drejtohet Gjykatës Europiane të drejtësisë, edhe pse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE, nëse ve re shkelje nga Kuvendi sa i përket kritereve të antarësimit…
Është pyetje shumë e kuptueshme. Por përgjigjja, fatkeqësisht, është që nuk mund ta bëjnë. Vetëm gjykatat e shteteve anëtare të BE-së mund t’i drejtohen. Kështu që, para anëtarësimit, edhe pse Shqipëria ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, nuk mjafton që gjykatat shqiptare t’u drejtohen për vendimet paraprake. Mënyra normale për të diskutuar gjëra të tilla është me Komisionin Europian ose drejtpërsëdrejti me gjykatën nëpërmjet kanaleve më informate, si vizita ime tani.
A keni ju një mesazh për sistemin e drejtësisë, duke filluar që nga avokatët deri tek prokurorët e gjyqtarët, por jo vetëm për ta, edhe për politikanët, në një moment kaq të rëndësishëm për drejtësinë sic ndodhet Shqipëria…?
Së pari, dua ta uroj me gjithë zemër Shqipërinë për atë zhvillim. Për mendimin tim, është një zhvillim kyç, sepse u informova nga presidenti Zaganjori se KLGJ përbëhet pjesërisht nga gjykatës të zgjedhur nga gjykatës, dhe pjesa tjetër nga përfaqësues të grupeve të tjera, të shoqërisë civile. Është fantastike. Është përbërja më e mirë e më me standarde e një këshilli të tillë. Gjykatësit zgjedhin përfaqësuesit e tyre në KLGJ nëpërmjet votave të fshehta. Kjo është mënyra më e pavarur për ta krijuar KLGj dhe ky formim garanton që procedurat që vijnë më pas, si emërimet, ngritjet në detyrë, masat disiplinore, nëse nevojiten, të gjykohen nga një trupë që është e pavarur nga shumica në parlament. Kjo është shumë e rëndësishme për pavarësinë e procedurave gjyqësore.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.