

Politikanët shqiptarë kanë përshëndetur krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta e quan vendim historik krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Postimi i Metës
Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.
Kryeministri Edi Rama ka uruar popullin e Kosovës për krijimin e ushtrisë. Rama zgjodhi pikërisht foton e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili doli me uniformë ushtarake një ditë më parë teksa vizitonte kazermën “Adem Jashari”, duke i shtuar fjalën urime tri herë, shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Rama
“URIME, URIME, URIME”, shkruan Rama.
Gjithashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha e quan këtë ngjarjen e dytë te përmasave kombëtare dhe historike, pas Pavarësisë.
Postimi i Bashës
Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!
more recommended stories
Gjykata Speciale në Hagë, thërret për të marrë në pyetje deputeten e Kosovës
Time Kadrijaj, një deputete nga Aleanca.
Dy futbollistë të Partizanit drejt Serie A
Nga Italia vjen një lajm që.
“A e shkarkoi Thaçi, Bushatin”? Vetëvendosja 7 pyetje Ramës
I propozuari i kryeministrit Edi Rama.
Vulin: ‘Shqipëria e Madhe’ nuk krijohet pa luftë me Serbinë
VIZAT DHE SHTETRRETHIMI I VAZHDUAR PËR KOSOVARËT
Nga: Fadil LEPAJA
Kufiri me Kosovën, Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta
Sonja Biserko: Serbia është fajtore për kaosin në Ballkan
Beogradi nuk është pajtuar me largimin.
Kosova përgatitet për votimin e ushtrisë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett,.
Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me ushtri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh.
Vuçiç: Formimi i ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë
“Janë disa gjëra të cilat thjesht.