

Kryeministri Rama ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, për të ripërsëritur edhe njëherë atë që e quan një farsë, e orkestruar sipas tij për të marrë peng protestën e studentëve, me shpresën e devijimit të saj në një revoltë politike.
“Kjo farsë nuk mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde antidialog”, shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më herët, duke shkruar në Instagramin e preferuar më së shumti prej rinisë, Rama theksoi se studentët meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, por një transformim të thellë brenda universitetit, përmes një pakti me qeverinë.
“Një grusht njerëzish, që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda universitetit, përmes një pakti me qeverinë! Historia tregon për shumë raste, kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët. Studentët sot, në fakt nuk i tremben dialogut, por presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë, përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë. Sidoqoftë, farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do të zhbllokohet, arsyeja do të fitojë dhe së bashku, ne do të hapim një kapitull të ri për universitetin”, shkruan kryeministri Rama.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.