Putin: Marrëveshja bërthamore mund të rinegociohet – ERTV

Putin: Marrëveshja bërthamore mund të rinegociohet

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshje e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), mund të shkaktojë kolaps të sistemit të kontrollit të armëve për shkatërrim në masë, deklaroi të martën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Pavarësisht se me çfarë problemesh përballet INF-ja, aktualisht ajo shërben si një faktor stabilizues dhe punon për të mbajtur parashikueshmërinë dhe përmbajtjen në fushën ushtarake”, tha Putin, gjatë një takimi në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Presidenti rus tha se “nëse problemi është i një natyre bilaterale brenda traktatit, atëherë ai mund të zgjerohet me shtete të reja përmes negociatave, por edhe përmes një hartimi të një marrëveshje të re”.

Putin ka komentuar edhe mundësinë që SHBA-të të tërhiqen nga marrëveshja.

“Nevojitet të ritheksohet se ne do të detyrohemi të ndërmarrim masa shtesë për të forcuar sigurinë tonë”, tha ai.

Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore (INF) u nënshkrua në vitin 1987, nga kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe presidenti amerikan, Ronald Reagan, me qëllim të largojë perspektivat e luftës bërthamore në Evropë.

Më 21 tetor të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se vendi i tij synon të tërhiqet nga marrëveshja.