Duka s’paraqitet në seancë, Gjykata mbyll padinë ndaj Braçes – ERTV

Duka s’paraqitet në seancë, Gjykata mbyll padinë ndaj Braçes

Gjykata e Tiranës ka pushuar gjykimin per padinë që FSHF dhe presidenti i saj, Armand Duka, kishin hapur për akuzën e shpifjes ndaj deputetit të PS, Erjon Braçe.

Pushimi i gjykimit është bërë me motivacionin për mosparaqitje në gjyq të palës paditëse pra FSHF dhe Dukës.

Në fokus të kësaj padie kanë qenë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës Duka, të cilin midis të tjerave e akuzon edhe për mospagim të detyrimeve.

Në padi ishin regjistruar edhe thënie të tilla si llum i shoqërisë që Braçe ua dedikonte drejtuesve të federatës.