BE, apel klasës politike: Miratoni shpejt reformën zgjedhore – ERTV

BE, apel klasës politike: Miratoni shpejt reformën zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar klasën politike të tregohet e përgjegjshme dhe të finalizojë reformën zgjedhore.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se: “Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt hyrjes në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komisionin ad-hoc, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor”.

Mazhoranca ka kërkuar që në rend dite të seancës plenare futet edhe Kodi Zgjedhor. Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga opozita.