Rama ironizon PD: U djeg xhani për studentët, debatin e bllokuan me dhunë – ERTV

Rama ironizon PD: U djeg xhani për studentët, debatin e bllokuan me dhunë

Tensionet në Kuvend, që e detyruan kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi të shtyjë seancën parlamentare për në orën 18:00, kanë sjellë një tjetër reagim nga kryeministri Edi Rama në Twitter.

Rama thotë se sjellja rrugaçërore sipas tij e opozitës, është edhe modeli që ata u transmetojnë të rinjve të këtij vendi.

“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë ”, shkruan Rama.