Vettingu “përfundon”/ Naureda Llagami, kryetare e KLGJ – ERTV

Vettingu “përfundon”/ Naureda Llagami, kryetare e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e parë. Në Këshillin e Lartë Gjyqësor është votuar për kryetarin dhe zëvendëskryetarin. Në krye të këtij organi të ri të drejtësisë u zgjodh Naureda Llagami, me 10 vota pro, dhe si zëvendëskryetar, Maksim Coku.

Alban Toro, Fatmira Luli dhe Naureda Llagami ishin në garë për kryetar të KLGJ-së, ndërsa në fund Llagmani mori frenat e këtij institucioni të ri të drejtësisë.

Të pranishëm në konstituimin e KLGJ-së kanë qenë kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Gjatë ditës së djeshme u zgjodhën edhe drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Themelimi i dy institucioneve do t’i hap rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për synim hetimet në nivele të larta të korrupsionit.