

Pozitat e Eusebio di Franceskos në pankinën e Romës janë tronditur ndjeshëm në këtë sezon.
Klubi verdhekuq tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe një prej emrave që kanë filluar të qarkullojnë kohët e fundit është ai i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Cristian Panucci, një emër ky i njohur për tifozerinë e skuadrës romane duke qenë se ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierë si futbollist pikërisht me fanelën verdhekuqe.
Sipas të përditshmes italiane ‘Il Messaggero’, trajneri i kombëtares shqiptare, që është kurioz të mësojë nëse drejtuesit e Romës e konsiderojnë vërtet si një kandidat të mundshëm për të drejtuar këtë skuadër që ka zbritur në vendin e 10 të klasifikimit në këtë sezon të Serisë A.
Gjithnjë sipas ‘Il messaggero’, Christian Panucci, që ndodhet në Santo Domingo bashkë me djalin e tij Juan, në të vërtetë nuk i ka ndërprerë raportet me Franco Baldinin, ashtu sikurse edhe ato me De Rossin.
Problemi në këtë pikë për Panuccin është kontrata që ai ka me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila skadon në nëntor të vitit 2019, kur mbyllet edhe faza kualifikuese e Evropianit të 2020. Il Messaggero thekson gjithashtu se ditën e premte, Panucci do të kthehet në Itali pikërisht në prag të sfidës mes Romës dhe Parmës në Tardini dhe me shumë gjasa do të ndjekë këtë përballje dhe kjo mund të tregojë shumë për të ardhmen e trajnerit.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.