

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit, është fituese e Fest’ 57. Ajo u shpall fituese pas tre net konkurrimi mes 22 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’57. Maliqi fitoi 228 pikë nga juria.
Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Tel Aviv në Eurosong. Më parë Jonida kishte shprehur ambicien e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane. “Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!” tha mes emocionesh ajo. Mesazhi i këngës ishte emigracioni i shqiptarëve, ikja dhe kthimi i tyre në tokën mëmë.
Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën .
Jonida Maliqi, këngëtarja me vokalin e veçantë dhe stilin e pangatërrueshëm, ka prekur skenën e Festivalit të Këngës që në moshën 13 vjeçare në duetin me Aleksandër Rrapin, “Planeti i fëmijëve”, në vitin 1995 dhe dy vite më pas në duet me Kastriot Tushën, “Flas me engjëllin tim”.
Me një pjekuri tjetër artistike, Jonida prezantohet në vitin 1999 me këngën “Do jetoj pa ty” dhe në tre vitet pasardhëse me këngët “Çast”, “Ik” dhe “Do humbas me ty”. Rikthimi i saj në vitin 2004 me këngën “Frikem se më pëlqen” do të shpërblehej me çmimin e tretë.
Dy vite më vonë Maliqi prezantohet me këngën “Pa identitet” dhe në Fest’ 46 me këngën “S’ka fajtor në dashuri”. Me sukses ka prezantuar edhe Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Ajo u kthye në Fest ’57 pas 11 vitesh.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.