Emocionuese/ Kthehet pas 6 muajsh nga Afganistani, rreshteri surprizon fëmijët – VIDEO – ERTV

Emocionuese/ Kthehet pas 6 muajsh nga Afganistani, rreshteri surprizon fëmijët – VIDEO

Në një ditë të bekuar si kjo e Krishtlindjeve, nuk ka dhuratë më të bukur sesa ngrohtësia dhe dashuria në familje. Këtë dhuratë e kanë marrë edhe fëmijët e rreshterit Ervin Todo, i cili pas 6 muajsh është kthyer nga Afganistani, duke lumturuar dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe të afërmit.

Përqafimi i tij me fëmijët është kaq emocionues. Bashkë më të janë rikthyer në Shqipëri edhe 65 djem të tjerë, të cilët ndodheshin me mision.

“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave.

Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve. Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!” shkruan Xhaçka në Facebook.