Rama mban premtimin, shpërblim për policen Ina Nuka – ERTV

Rama mban premtimin, shpërblim për policen Ina Nuka


Pak ditë më parë, pas kthimit nga Turqia, efektivja që u plagos në protestën e banorëve të “Astirit” Ina Nuka është pritur nga Kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e kryeministrit, Rama i premtoi efektives një shpërblim financiar.

“Do të bëjmë VKM për të të thënë një mbështetje financiare që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë. Besoj që do fillosh pak nga pak edhe punën. Do të kesh detyrë më të lehtë si fillim, pastaj të shohim”, tha Rama.

E pasditen e së mërkurës është publikuar edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Rama ka vendosur dhënien e shpërblimit për 12 muaj për Ina Kukën.


Pjesë nga biseda:
Ina Nuka:
Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dortës.

Ed Rama:
Ne jemi krenari për ty dhe do të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh. Më pas do i kthehesh pak nga pak detyrës.