Ndryshimet e qeverisë, Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit – ERTV

Ndryshimet e qeverisë, Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit

Menjëherë pas ndryshimeve në qeveri, Edi Rama ka shprehur shenja optimizmi në lidhje me zgjedhjet lokale të 28 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai u përgjigjet akuzave të opozitës për ministrat e rinj, duke thënë se qeveria e tij ka hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS”, shkruan kryeministri.