Nga telefoni në vesh te buzëqeshja, si e përjetuan ministrat shkarkimin-FOTO – ERTV

Nga telefoni në vesh te buzëqeshja, si e përjetuan ministrat shkarkimin-FOTO


Prej 5 vitesh ata drejtonin ministritë kryesore dhe cilësoheshin “benjaminët” e kryeministrit Edi Rama, pasi i kishin mbijetuar çdo rrotacioni e një plaë zgjedhjeve gjithashtu, por duket se protesta studentore dhe disa skandale kryesisht me “Unazën e Madhe” të Tiranës shtynë shefin e qeverisë të “priste kokat” e Lindita Nikollë, Damian Gjiknurit, Ditmir Bushatit dhe Arben Ahmetajt.

Të katërt u shkarkuan në Asamblesë Kombëtare të PS me falenderime paraprake nga kryeministri për punën e bërë, ndërsa me shumë vëmendje është pritur dalja e tyre nga hoteli ku u zhvillua mbledhja e socialistëve.

Nga fotot që janë shkrepur duket se të saposhkarkuarit e Ramës nuk e kanë përjetuar aq keq vendimin e shefit të tyre, pasi buzqëeshja nuk mungon në fytyrat e tyre dhe sportiviteti në reagime është gjithashtu prezent.

Ahmetaj dhe Gjiknuri janë kapur duke folur në telefon menjëherë pas mbledhjes, por para gazetarëve që kanë insisituar për t’i marrë një prononcim fytyra s’i ka zhgënjyer aspak.

Ndërkohë nga fotot, Ditmir Bushati duket I lehtësuar sikur të kishte hedhur pas krahëve një barrë shumë të rëndë.