Rama cakton Erion Braçen si zëvendëskryeministër – ERTV

Rama cakton Erion Braçen si zëvendëskryeministër

Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi kabinetin e tij qeverisës. Veç largimit të ministrave që kishin mbi 5 vite, Rama bëri me dije edhe emrin e ri të zëvendëskryeministrit.

Kreu i qeverisë ia besoi këtë detyrë Erion Braçes. Në detyrën e re si zëvendëskryeministër, Brace do të ketë përgjegjësi edhe për arsimin, kryesisht për Paktin për Universitetin.

“Si zëvendëskryeministër, Braçe do të bëjë publik edhe paktin për universitetin”, deklaroi Rama.