

Pasi bëri një reperezalje të gjatë të arritjeve të Lindita Nikollës në krye të ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se e ka shkarkruar nga detyra, duke e zëvëndësuar me Besa Shahinin, e cila aktualisht mban postin e zv/ministres së Arsimit.
“Dua ta filloj me Linditën. Besa Shahini do të zëvëndësojë Lindita Nikollën. Ajo është zv/ministrja aktuale e arsimit. Është ,me një karrierë akdemike që flet vetë për të. Ka të gjitha kapacitet për të marrë stafetën dhe për të çuar përpara reformat”, tha Rama.
Ai gjithashtu vlerësoi performancën e Arben Ahmetajt në krye të ministrisë së Financave, por tha se do ta zëvendësojë atë me Anila Denajn, e cila “ka një ekesperiencë të gjatë si financiere”.
Një tjetër ministër i shkarkuar është kreu i Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati, detyrën e të cilit do ta marrë zëvendësi i tij, diplmatit Genti Caka.
Të njëjtin fat e ka edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, i cili është përfshirë në skandalin e “Unazës së Madhe” të kryeqytetit. Ai do të zëvendësohet nga Belinda Balluku.
Ndërkohë Niko Peleshin te Ministria e Bujqësisë do ta zëvëndësojë Blendi Cuçi.
Rama në Asamble deklaroi edhe shkarkimin e Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës pavarësisht se sipas tij ka bërë mjaft në “rilindjen” e kulturës në vend. Atë do ta pasojë në detyrë Elva Margariti, aktualisht këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore e projektit të “100 Fshatrave”.
Edhe Sonila Qato është shkarkuar nga posti i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke u zëvëndësuar nga ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës në kohën e drejtimit nga Rama, deputeti Eduard Shalsi.
Shefi i qeverisë ka vendosur të rikthejë edhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke emëruar në krye të këtij dikasteri Elisa Spiropalin.
Një tjetër ministre e shkarkuar është Senida Mesi, pasi detyrën e saj si zëvendëskryeministre do ta marrë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.
Në mesin e atyre që i kanë shpëtuar “tërmetit” në qeveri janë Blendi Klosi te Ministria e Mjedisit dhe Ogerta Manastirliu te Ministria e Shëndetësisë, të cilët morën parlajmërim nga Rama që i la 6 muaj afat për performancën e tyre.
“Blendi Klosi (ministër i Mjedisit) e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu (ministre e Shëndetësisë) e ka të qartë”, tha kreu i qeverisë.
“Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti, Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet tja lënë vendin të tjerëve dhe për ta bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre”, tha Rama
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.