

Kryeministri Edi Rama ka risjellë faktin që këtë vit të ri janë mbyllur me ligj kompanitë e basteve sportive dhe është ndaluar hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët.
Krahas fotos së postuar në Instagram ku duket një kompani bastesh është e mbyllur dhe i ka lëshuar ambientet e saj me qera, Rama shkruan se një vit të ri të tillë nuk e kishte parë prej kohësh.
“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund,”- shkruan Rama.
Projektligji i miratuar në Parlament parashikonte që bastet sportive dhe kazinotë funksiononin deri në 31 dhjetor 2018 dhe më pas jo vetëm lloto dhe kazionotë, por edhe garat me qenë dhe çdo lloj basti tjetër online nuk do të lejohet në Shqipëri.
Nga një vëzhgim Rezulton se reklamat për llotot sportive janë hequr. Shumica e bizneseve që përdoreshin për lloto janë kthyer në lokale normale. Një pjesë tjetër e llotove kanë mbyllur aktivitetin duke i nxjerrë ambientet me qera.
Sa i përket fishekzjarreve, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve ato janë hedhur në rrethe nga Bashkitë përkatëse, për shkak të urdhërit të ndalimit të përdorimit të tyre nga qytetarët për shkak të rrezikshmërisë. Për personat që e kanë shkelur këtë ligj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka paralajmëruar ndëshkime.
more recommended stories
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin?
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Kosova në zgjedhje, Parlamenti shpërndahet me 22 gusht
Pas një seance të tensionuar, kryesia.
Denoncoi vjedhjen e makinës, por kishte harruar ku e kishte parkuar…
A ju ka ndodhur ndonjëherë të.
Xhelal Mziu gati të lëshojë zyrën, edhe pse…
Xhelal Mziu duket se është gati.
‘Air Albania’ nis fluturimet drejt Italisë, Rama publikon çmimet e biletave
Air Albania do të nisë në.
Tatimet i vënë kyçin Taivanit në Tiranë
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar.
Shkurti do të nisë me temperatura të larta