

Protesta e studentëve largoi Lindita Nikollën nga drejtimi i dikasterit të Arsimit…. Ndonëse u shkarkua pa vullnetin e saj, Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore.
Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë.
Top Channel zbardh projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.
Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar: 1- Plagjiatura; 2- Falsifikimi; 3- Fabrikimi; 4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.
Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen? Gjobat e parashikuara janë jo vetëm te kripura, por do të zeherosin ata të cilët do te ndëshkohen.
Neni 31 i projektligjit parashikon që për keto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke te reja, heqja e grades shkencore si edhe nderprerjen e kontrate se punës.
Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit.
Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë? Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.
Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshilli I etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.
Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim. Nuk dihet nëse protesta e paralajmëruar që të nisë më 7 janar nga studentet do ta përshpejtojnë këtë projektligj, por sanksionet e vendosura duket se do e tresin shumë shpejt sherbetin e bakllavasë te konsumuar, në festen e nderimit te viteve nga të ashtuquajtur kopjacë të punimeve shkencore.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.