Meta s’pranon disa ndryshime në qeveri – ERTV

Meta s’pranon disa ndryshime në qeveri

Presidenti Ilir Meta nuk ka firmosur ende dekretin e shkarkimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në njoftimet nga presidenca për firmosjen e dekreteve për shkarkimin e ministrave, mungon ai i shefit të diplomacisë Bushati.

Ende nuk ka njoftim se kur do të ndodhë kjo dhe cilat janë arsyet se pse firmosja e dekretit për shkarkimin e ministrit Bushati, nuk është bërë ende.

E teksa ka dekretuar shkarkimin e ministrave të tjerë, Meta ka pranuar dhe dekretuar deri më tani vetëm 3 orej emrave të rinj të propozuar nga Rama, të Spiropalit, Çuçit dhe Shalsit.

Pra është ende i paqartë fati i propozimeve të tjera të kryeministrit Rama: Besa Shahinit; Gent Cakajt; Elva Margaritit; Anila Denajt dhe Belinda Ballukut.