Rama dorëzon në Presidencë ndryshimet në qeveri – ERTV

Rama dorëzon në Presidencë ndryshimet në qeveri

Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.

Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të minitrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar. Burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar të premten pasdite në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.