Beogradi: Nëse krijoni Shqipërinë e Madhe, formojmë Serbinë e Madhe – ERTV

Beogradi: Nëse krijoni Shqipërinë e Madhe, formojmë Serbinë e Madhe

Dy muaj më parë diplomati i njohur, Timothy Less shkroi një artikull të guximshëm duke theksuar se pa krijimin e një “Serbie të madhe”, “Shqipërie të madhe” dhe “Kroacie të madhe”, nuk do të ketë paqe në Ballkan.

Ndërkohë, të enjten ai deklaroi në një intervistë për gazetën serbe “Nin” se Ballkanin e presin konflikte të tjera të armatosura, pasi shtetet e tanishme multietnike nuk kanë gjasa të mbijetojnë.

Paralajmërimi i gjeopolitologut britanik erdhi ndërkohë që Beogradi “vlonte” me deklarata të paprecedente për shkak të “heqjes së kufirit” mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo lëvizje është pritur me nota alarmante nga Serbia, i cili ka akuzuar politikanët shqiptarë se po përpiqen të krijojnë “Shqipërinë e Madhe” . Thellimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe heqja e barrierave kufitare, është parë nga Beogradi zyrtar jo vetëm si njeh ide e “mbjellë” nga Amerika, por edhe një paralajmërim për aneksimin e Republikës Srpska.

Një sërë zyrtarësh në Beograd kanë paralajmëruar se nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë do të krijohet edhe Serbia e Madhe.

Reagime në Serbi
Reagimi i parë erdhi nga një deputet serb, i cili ka akuzuar Shqipërinë se po anekson Kosovën. Milovan Drecun, një anëtar i partisë qeverisëse SNS deklaroi për televizionin shtetëror serb se Tirana po bën gjithçka për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

“Ky hap që tregon se pak nga pak ata po krijojnë Shqipërinë e Madhe dhe askush nuk po reagon. Ky nuk është një problem i madh për ne dhe për rajonin”, deklaroi ai. “Kur shikoni gjithçka që ka ndodhur gjatë dekadave të fundit me Kosovën është shumë e qartë se Shqipëria ka pretendime ndaj një pjese të territorit tonë, Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë një përpjekje e Shqipërisë për të ankoruar dhunshëm një pjesë të territorit tonë”, tha ai me anë të një deklarate të paprecedentë.

Disa ditë pasi Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për të bashkuar kontrollin e kufirit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përgjigj duke pretenduar se marrëveshja kufitare ishte pjesë e një plani më të gjerë për të minuar Serbinë.

“Është e qartë për mua se ata do të ndërtojnë mbi planin e tyre. Kur e fshijnë kufirin, ata do të shfuqizojnë taksat që kanë vënë për mallrat nga Serbia dhe thonë se janë gati të flasin. Por ata do ta bëjnë këtë nga një pozicion tjetër, një Kosovë të unifikuar me Shqipërinë “, tha Vuçiç.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin shkoi edhe më larg, duke deklaruar se kjo është një përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas tij, “nuk mund të krijohet pa konflikte në mbarë Ballkanin, e jo vetëm me Serbinë”.

Ndërkohë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për “cenimin e stabilitetit rajonal”. Ajo shkoi edhe më tej, duke krahasuar Kosovën me Republikën Srpska në Bosnjë-Hercegovinë.

“Duket qartë se tani po flitet për kufijtë, por si është e mundur që kjo të vlejë vetëm për disa, e jo edhe për Republikën Srpska“, tha Brnabiç.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Iniciativës së Igmanit për Serbi, Aleksandar Popov thotë se heqja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është një ide e hedhur nga Amerika.

“Kur flitet për raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mendoj se këtu janë të përzier shumë amerikanët dhe se ata kanë dhënë idenë për heqjen e kufirit. Nëse kjo ide vërtet realizohet, atëherë i tërë rajoni do të ketë probleme serioze, sepse e gjithë historia nuk përfundon me kaq. Serbisë menjëherë do t’i bashkohet Republika Serpska, ndërsa ‘Herceg-Bosna’ (pjesa e Hercegovinës e banuar me shumicë kroate) do të bashkohej me Kroacinë. Nga Bosnja që e njohim sot nuk do të mbetej asnjë gurë E ndryshime të tilla territoriale nuk janë realizuar kurrë pa luftë”, paralajmëron Popov.

Reagime në Mal të Zi
Pak pas deklaratave të kryeministrave shqiptarë, dy deputetë të opozitës në Mal të Zi, Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç kanë nisur një iniciativë për hapjen e kufijve midis Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë.

Mbledhja e përbashkët e qeverive në Pejë
Mandiç dhe Knezeviç dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, duke theksuar se Serbia gjithmonë ka qenë “motori nxitës i Ballkanit”. Ata e quajtën heqjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë si një tendencë të rrezikshme që mund të çojnë në konflikte të mëdha.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama po shkojnë drejt krijimit të një koalicioni anti-serb i përbërë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe të Kosova, deklaruan ata.

Dy politikanët e opozitës nuk janë mjaftuar vetëm me këtë deklaratë, pasi në ditët e para të 2019-ës u takuan me presidentin serb dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, për të diskutuar mbi këtë çështje.

Reagime në Bosnjë
Deklarata e kryeministres serbe, për krahasimin e Kosovës me Republikën Srpska solii një reagim të ashpër nga autoritetet në Sarajevë. Anëtari i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zhelko Komshiq tha se kufijtë e vendit të tij nuk mund të kontestohen në asnjë mënyrë, pavarësisht se çfarë ndodh mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Përse mendoni se politika e viteve ’90 tani mund të japë rezultate të tjera? Në vend se t’i kthehen bashkëpunimit, integrimeve evropiane dhe stabilizimit të rajonit, Serbia po përpiqet të tërheqë paralele totalisht të paqëndrueshme mes Bosnjes dhe Kosovës”, thotë Komshiq.

Pas tij reagoi edhe deputeti i njohur boshnjak, Shefik Xhaferoviq i cili theksoi se përpjekjet për cenimin e integritetit territorial apo ndryshimet e kufijve, “nuk do të kontestonin ekzistencën e Bosnjes, por do të cenonin paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.

Ndërkohë Almir Terziq, një analisti i njohur politik në Sarajevë mendon se krahasimet mes Kosovës dhe Republikës Srpska janë një përpjekje e liderëve serbë që të bindin qytetarët e tyre se nuk janë humbësit më të mëdhenj të territoreve në Ballkan. “Duke patur parasysh proceset e evropiane për bashkëpunimin rajonal, një politikë e tillë do të dëmtojë më së shumti vetë Beogradin. Përveç kësaj, Serbia po insiston për nënshkrimin e një marrëveshjeje për të përcaktuar lumi Drin si kufirin zyrtar me Bosnjën dhe duke i dhënë fund ‘ëndrrës’ për aneksimin e Republikës Srpska”, thotë ai.

Burimet: “Emerging Europe”, “DW”, “B92”