Meta dekreton 4 ministra të rinj, “mbahet peng” vetëm Bushati – ERTV

Meta dekreton 4 ministra të rinj, “mbahet peng” vetëm Bushati

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Ahmetajt si ministre e Financave e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre Infrastrukture dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës.

E ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e Ditmir Bushastit dhe Gent Cakajt, shqiptar i Kosovës, në postin e ministrit të Jashtëm. Z.Meta nuk ka pranuar deri tani as shkarkimin e Bushatit, as edhe emërimin e Cakajt.

Më herët, pyetjes së gazetarëve se mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit është pjesë e një ridimensionimi të rolit të tij në politikën e jashtme të vendit, Meta i është përgjigjur duke thënë se “po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast”.