Rama: Meta po godet qeverinë, Cakaj 1 000 herë më i ditur se ai – ERTV

Rama: Meta po godet qeverinë, Cakaj 1 000 herë më i ditur se ai

Kryeministri Edi Rama vijon me reagime të ashpra ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të cilin thotë se po shkel Kushtetutën dhe po godet qeverinë duke mos dekretuar Gent Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn, pasi sipas tij, “Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë.”

Përveç të tjerash, Meta tha po ashtu se Cakaj “me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 Qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.”