Refuzimi i Gent Cakaj, Meta: Emërimi i tij ministër i Jashtëm cënon paqen në Rajon. Është i pabesueshëm – ERTV

Refuzimi i Gent Cakaj, Meta: Emërimi i tij ministër i Jashtëm cënon paqen në Rajon. Është i pabesueshëm

Presidenti Ilir Meta refuzoi të hidhte firmën mbi propozimin e Kryeministrit për të emeruar Genti Cakën si ministër të Jashtëm. Kryetari i shtetit këtë herë foli me dekret dhe përmes një letre prej 5 faqesh drejtuar shefit të qeverisë, Ilir Meta sqaroi arsyet e refuzimit të tij. Pas verifikimeve të bërë për integritetin e figurës së Genti Cakës, Presidenti Meta ndalet në tri momente kryesore në argumentetin e tij se pse refuzoi propozimin e Kryeministrit Rama.

Si pari, mungesa e përvojës politike, diplomatike, administrative dhe shtetërore.

“Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, shprehet Meta. Qendrimet publike të Genti Cakës, pro korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi janë një tjetër moment ku ndalet kreu i shtetit.

“Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian. Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”, shkruan Meta.

Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figures se Genti Cakës , Presidenti konstaton mungesën e certifikatës së sigurisë gjatë ushtrimit të detyrës si zëvëndës ministër si dhe plotësimin formularit të aplikimit për tu paisur me certifikat sigurie vetëm tri ditë pas firmosjes së propozimit për derketim si pauses i Ditmir Bushatit.

“Për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.”, thuhet në vendimin e Metës. Pasija me certifikikatë sigurie nga DSIK, brenda një ditë sipas Presidentit është kryer në kushtet e urgjencës dhe në kundërshtim me ligjin duke mos garantuar besueshmërinë e duhur.

“Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015”, shkruan Meta.

Presidenti Meta vë në pah dyshtetësinë e Geti Cakaj dhe shkollimin e Cakes në Hungari dhe Belgjikë duke konstatuar mungesën e një verifikimi të thelluar nga ana e drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifikuar të jo vetëm në institucionet e Republikës së Shqipërisë. ILIR META–Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.

Për sa më sipër, Presidenti Ilir Meta vë në dijeni Kryeministrin se kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës së ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme duke refuzuar firmosjen e tij. Edhe pse një ditë më parë Kryeministri shkoi vetë në zyrën e Presidenti, Edi Rama iu përgjigj përmes rrjeteve sociale presidnetit Duke mos e fshehur zhgëenjimin e tij nda venidmit të Ilir metës dhe duke perdorur ndaj vendimit te tij nje gjuhe shume te ashper.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucioninNdjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama në “Twitter”. Nga gjuha e perdorur si nga presidenti ashtu edhe kryeministri, publikisht me 21 janar kuvendi pritet te kete shume debat. Atje do te kalojne edhe dekretet e presidentit, ndaj te cilit kryeministri tha publikisht fjalen antikushtetues. Cfare ndodh ne keto raste? Kjo pritet per tu pare mne ditet ne vazhdim ndersa mes presidentit dhe kryeministrit ka ende shume ngerce

Më poshtë argumentet e plota të Metës.

Refuzim propozimi per emrim te z. Gent Cakaj, minister per Evropen dhe Puna e Jashtme

Zoti Kryeminister,
U njoha me propozimin tuaj nr. 6174 prot., date 31.12.2018, administruar ne Institucionin e Presidentit te Republikes me nr. 16 prot., dt 04.01.2019, per emerimin e z. Gent Cakaj, ne detyren e ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme.


Presidenti i Republikes, menjehere pas mates se propozimin tuaj, filloi verifikimin e hollesishem dhe te domosdoshem te z. Gent Cakaj me (Him krijimin e besimit perpara vendimit per emerimin e tij ne kete detyre te rendesishme. Pozicioni i ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme eshte nje nga postet me te rendesishme ne kabinetin qeveritar, aq me teper tarsi kur vendi eshte pjese e Trojk6s s6 OSBE-sZ dhe ne me pak se nje vit pergatitet te mane kryesimin e saj, nje hap historik dhe nje pergjegjesi qe kapercen kufijte e Shqiperise dhe rajonit tone. Nderkohe, ditet, javet dhe muajt e ardhshem jane vendimtare sepse Shqiperia eshte perpara vendimit jetik per celjen e negociatave te an6tar6simit me Bashkimin Evropian ne qershor 2019. Perparimi i Dialogut Kosov6 — Serbi me (Him forcimin e perspektives evropiane te te dy shteteve eshte nje nga zhvillimet me te rendesishme te rajonit tone gjithashtu.

Ne mungese te kohes per te eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftesite e ministrit te propozuar perballe sfidave aktuale madhore per vendin dhe interesat kombetare te tij, gjykoj se ne krye te Ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme duhet nje individ i sprovuar dhe efikas, me njohje te plote te pergjegjesive shteterore, kombetare dhe administrative, i vetedijshem per impaktin e madh dhe vendimtar qe do te kete ne politiken e jashtme, vecandrisht ne muajt e ardhshem, por edhe gjate kryesimit te OSBE-se nga Shqiperia qe eshte nje pergjegjesi historike per vendit tone.
Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar per postin e ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme, ka mungese te qarte te pervojes politike, diplomatike, administrative, shteterore, ne secilin element dhe ne teresi.


Zoti Kryeminister,
Gjate ushtrimit te detyres se tij si zevendesminister per Evropen dhe Punet e Jashtme, z. Gent Cakaj ka deshmuar me te dhena, me fakte e qendrime se jo vetem qe i mungon pervoja e sprovuar ne fushen e politikes se jashtme, por se qendrimet e tij publike lidhur me yeshtje thelbesore te politikes rajonale jane te papranueshme.


Qendrimet e tij publike ne kontekstin e debatit per te ashtuquajturin korrigjim te kufijve te Kosoves e Serbise por edhe te Ballkanit Perendimor jane ne kundershtim te plote me programin e qeverise aktuale per politiken e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Puneve te Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme te Shqiperise, Gent Cakaj, per emisionin “Zona e Debatit” ne Klan Kosova, dt. 01 nentor 2019:


“… Tani te korrigiimi i kufijve semantikisht kjo nuk eshte thjeshte nje operation linguistik per to relativizuar ceshtjen e kembimit territorial, por situata ka evoluar tutje.


Evoluimi i pare eshte, sepse po konceptohet ne suaza te korrigjimeve te pergjithshme territoriale qe jane duke ndodhur ne Ballkanin Perendimor”…).
Keto deklarata te rrezikshme te z. Gent Cakaj, me pasoja te paparashikueshme ne rajon dhe me gjere, ne planin dypalesh dhe me tej, jane ne kundershtim te hapur me politiken rajonale te shtetit shqiptar, te NATO-s dhe te vete Bashkimit Evropian.


Perkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmeri ndaj tezave per shkembim territoresh/korrigjim kufijsh ne rajon eshte qasje destruktive qe kercenon paqen dhe sigurine e rajonit dhe ne mosperputhje me angazhimet e detyrimet e Shqiperise si vend anetar i NATO-s dhe minon besueshmerine e vendit tone si faktor stabiliteti ne rajon.

Zoti Kryeminister,
Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurise dhe pastertise se figures, Presidenti i Republikës ju bën me dije se:

1-Z. Gent Cakaj ka treguar mungese te theksuar te pergjegjshmerise gjate ushtrimit te detyres se avendesministrit per Evropen dhe Pundt e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nenligjore qd garantojne qarkullimin e sigurt te informacionit te klasifikuar sekret shteteror.

Konkretisht z. Gent Cakaj me VKM nr.342, date 07.06.2018 dshte emeruar ne detyren e avendesministrit per Evropen dhe Pundt e Jashtme, ushtrimi i se ads kerkon domosdoshmerisht pajisjen me certifikaten e sigurise personale, me qëllim që personi te njihet, administroje apo perpunoje informacion te klasifikuar.


Nga ky moment subjektit ne gale, ne zbatim te ligjit nr. 8457, date 11.02.1999 “Per informacionin e klasifikuar sekret shteteror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, date 04.03.2015 “Per miratimin e rregullores per sigurimin e personelit”, VKM nr. 836, datE 14.10.2015 “Per miratimin e rregullores pEr punen me informacionin e klasifikuar te NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nenligjore ne zbatim to tyre, te nxjerra nga Ministria per Evropen dhe PunEt e Jashtme, z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor qe te aplikoje dhe te pajiset me Certifikatat perkatese te SigurisE.


Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencite e tjera ligjzbatuese rezulton se z. Gent Cakaj, per nje periudhe te vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartesisht zbatimin e akteve ligjore dhe nenligjore to sipercituara, qd sipas parashikimeve te ligjit perbejne shkelje penale dhe jane to denueshme sipas legjislacionit ne fuqi.
Sipas konfirmimit shkresor te MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotesuar formularin e aplikimit vetem me date 03 janar 2019 (3 elite pas firmosjes se propozimit per dekretim si Minister te MEPJ).


Z. Cakaj, me mosplotesimin e formularit te aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat perkatese te Sigurise per periudhen 7 qershor 2018 deri ne 3 janar 2019, jo vetem qd ka vend ne rrezik informacionin e klasifikuar sekret shteteror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjeter ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij perballe nje detyrimi to qarte ligjor.

Gjithashtu me mosplotesimin e formularit te sigurise ne kohen e kerkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurise per kete periudhe, pasi sipas nenit 12 te Rregullores se Sigurimit te Personelit, miratuar me VKM nr.188, date 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurise Mon vetem pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhene pelqimin me shkrim, pavardsisht se funksioni dhe detyra qd ai ka ushtruar e kishte te domosdoshme dhe te detyrueshme nevojen per njohje me informacion te klasifikuar. Shmangia prej tij i zbatimit te ketyre detyrimeve ligjore, se pari eshte shkelje per te ellen ydo funksionar duhet te mbaje pergjegjesite qd i takojne, por njekohesisht kjo sjellje tregon per mungese te pergjegjshmerise ne ushtrimin e funksionit publik si:

Zv.Minister per Evropen dhe Punet e Jashtme, si dhe eshte nje tregues teper i qarte per rrezikun qe mbart kjo kandidature, per te ushtruar detyren shume te rendesishme te propozuar per emerim te Ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme.

2- Procesi i certifikimit te sigurise per z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda nje dite (04 01.2019), duket hapur qe eshte nje proces i kryer ne kushtet e urgjences, dhe ne kundershtim me proceduren dhe kerkesat e ligji nr. 8457, date 11.02.1999 “Per informacionin e klasifikuar sekret shteteror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, date 04.03.2015 “Per miratimin e rregullores per sigurimin e personelit”.

NE formai’ se si eshte kryer, procesi i verifikimit to sigurise per z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmerine e duhur te Certifikatave te Sigurise te leshuara nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klafisikuar (DSIK).


Sipas shkreses nr. 09/1 prot, date 8.01.2019 te Ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme, z. Gent Cakaj, ka plotesuar aplikimin per certifikate sigurie prane kesaj Ministrie vetem me date 03.01.2019, edhe pse permbushja e ketij detyrimi fillon nga marrja e detyres si Zevendes Minister i MEPJ.
Aplikimi i z. Gent Cakaj eshte percjelle nga MEPJ brenda dites ne Drejtorine e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar me shkrese nr. 35 prot., date 03.01.2019. Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) ka leshuar certifikatat e sigurimit te personelit per z. Gent Cakaj 1 (nje) dite me vone dhe me shkrese nr. 18 prot, date 04.01.2019, ja ka percjelle keto akte Ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme.
Nga informacioni i DSIK, percjelle Presidentit te Republikes me shkrese nr. 87 prot, dt. 07.01.2019, konfirmohet se: “Z. Genc Shkelzen Cakaj, lindur ne Prishtine me 06.07.1990, eshte i pajisur me CSP te nivelit “Teper Sekret”, per nJohJen e informacionit te klasifikuar “Sekret Shteteror”; “Cosmic Top Secret” per njohje te informacionit te klasifikuar te NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, per njohjen e informacionit te klasifikuar te BE-se. Keto CSP Jane leshuar me date 04.01.2019 dhe Jane te vlefshme deli me date 03.01.2024.”


Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer ne kete rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombetar ne Shqiperi eshte realizuar brenda 1 (nje dice) qe referuar fakteve, dhe te dhenave te Gent Cakaj, tregon qarte se nuk eshte kryer nje proces i mirefillie verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedures se parashikuar ne Rregulloren e Sigurimit te Personelit, miratuar me VKM nr. 188, date 04.03.2015.


Z. Gent Cakaj, mban dy shtetesi, ai eshte shtetas i Republikes se Kosoves, si dhe shtetas i Republikes se Shqiperise. Ai ka kryer studime jashte territorit te dy vendeve (Shqiperi-Kosove), respektivisht ne shtetet Hungari dhe Belgjike, vende keto ku ka jetuar per nje kohe relativisht te gjate.
Referuar ketyre te dhenave, si dhe atyre qe kerkohen dhe pasqyrohen te detyrueshme per deklarim ne pyetesorin e sigurise ne aplikim, Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar ka per detyre qe ne baze te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999, “Per informacionin e klasifikuar “Sekret shteteror’, te ndryshuar, dhe pikes 13, 14 te VKM nr. 188, date 04.03.2015 “Per miratimin e rregullave per sigurimin e personelit”, te kryeje nje verifikim te thelluar te te gjithe informacionit te grumbulluar, jo vetem ne institucionet respektive te Republikes se Shqiperise.

Ne zbatim te nenit 21 te Rregullores se Sigurise miratuar me VKM nr.188/2015, ne rastin konkret ky verifikim do te duhej te kryhej edhe ne organizatat partnere te Republikes se Kosoves. Konkretisht ne kete nen citohet se: “Perpara se te leshohet CSP per nje person i cili mban dy shtetesi, DSIK-ja bashkepunon me autoritetet homologe per kryerjen e verifikimeve perkatese”.

Gjithashtu ne detyren si Zv.Minister per Evropen dhe Punet e Jashtme, dhe si kandidature e propozuar nga Kryeministri per pozicionin e ministrit te MEPJ, ky verifikim do te duhej te kryhej edhe ne Belgjike dhe Hungari, vende keto ku ka jetuar per nje kohe relativisht te gjate z. Gent Cakaj.


Nderkohe, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithe procesi per verifikimin dhe vleresimin e sigurise per te percaktuar nese z. Gent Cakaj, eshte nje individ besnik, i besueshem dhe i sigurt qe verteton nga pikepamja e sigurise se ai i ploteson kushtet e percaktuara per njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit te klasifikuar, eshte realizuar ne me pak se 24 ore.


Ky veprim tregon qarte se procesi i verifikimit, nuk eshte kryer i plote, nuk eshte objektiv, por i ndermarre vetem per permbushjen proceduriale (jo permbajtesore) te informacioneve shtese qe do te mund te kerkonte Presidenti i Republikes ne funksion te verifikimit kushtetues per shkak te procesit te emerimit te ketij shtetasi ne detyren e Ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme.


Zoti Kryeminister,
Per sa u parashtrua me siper:

Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i ploteson kushtet, nuk krijon besueshmeri dhe nuk ofron garancite e nevojshme per ushtrimin me objektivitet dhe ne lartesine e kerkuar te detyres teper te rendesishme te ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme.

Ne këto kushte, Presidenti i Republikes, ne permbushje te detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare dhe rolit te tij specifik kushtetues ne politiken e jashtme te shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., date 31.12.2018, per emerimin e z. Gent Cakaj, ne detyren e ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme te Republikes se Shqiperise.
Sinqierisht,
Mr META