Ministria e Mbrojtjes ndërhyrje me helikopter për të shpëtuar jetë njerëzish – ERTV

Ministria e Mbrojtjes ndërhyrje me helikopter për të shpëtuar jetë njerëzish

Njësia e transportit mjekësor me helikopter edhe në këto ditë me kushte të vështira meteorologjike vazhdon misionin e saj per transportimin e te sëmurëve drejt spitaleve të Tiranes, në çdo skaj të vendit.

Gjate ditës se sotme janë kryer dy misione për transportim të sëmurëve, konkretisht në Burrel u transportua një grua shtatzënë dhe nga Saranda u transportua një i moshuar me probleme të rënda në mushkëri në QSUT.